PIKËPAMJA NË KOHË TË KORONËS

Duke i marrë parasysh zhvillimet e fundit në mbarë botën pas përhapjes së pandemisë Covid-19, mbylljes së shkollave, pezullimit të aktiviteteve publike dhe masave për lëvizje të kufizuar, ne ju ftojmë të reflektoni gjatë kësaj periudhe.
Këtë mund ta bëni duke qenë kontribuuar me shkrime të cilat do të publikohen në blog faqen tonë www.pikepamja.net.
Fondacioni Shtatëmbëdhjetë i fton të rinjtë dhe të rejat prej moshës 16 deri 24 vjeçare që të ndajnë me ne përvojat mbi çështje të ndryshme që ju preokupojnë.
Nëse ke ndonjë gjë që të shqetëson si i ri/e re në vendin dhe komunitetin ku jeton, qoftë ajo temë sociale (edukimi, punësimi, migrimi, varfëria, ekstremizmi radikal, shëndetësia, delikuenca, përdorimi i drogave, shëndeti mendor, bullizmi, dhuna në shkolla, etj), për barazinë gjinore (dhuna në bazë gjinore, seksizmi, qasja jo e barabartë, sistemi patriarkal, pabarazia ekonomike, të drejtat e shëndetit riprodhues dhe seksual, përfshirja e djemve dhe burrave për arritjen e barazisë gjinore, feminizmi, përfaqësimi i vajzave dhe grave, etj), të drejtat e njeriut (me fokus edhe në grupet e nënpërfaqësuara si minoritetet etnike, LGBTIQ+, personat me aftësi të kufizuara, diskriminimi), pjesëmarrjen e rinisë në procese vendimmarrëse, çështje të ambientit, mungesën e aktiviteteve rekreative, artin a kulturën dhe tema tjera që mund të jenë prioritet për ty si i ri/re, atëherë mund të bëhesh pjesë e blogut tonë.

Detajet teknike:


1.Shkrimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 700 fjalë
2.Shkrimi mund të jetë perspektivë personale mbi një çështje të caktuar e shkruar në vetën e parë
ose
3.Shkrimi mund të trajtohet në mënyrë objektive me intervista dhe mbledhje të të dhënave më shumë në stil hulumtues
4.Tema apo çështja që trajtohet duhet të jetë specifike.

Shtatëmbëdhjetë ju ofron:


1. Mentorim gjatë procesit të shkrimit
2. Secili shkrim do të përcillet me nga një ilustrim të cilin e përgatisim ne pasi që ta pranojmë shkrimin.

Për më shumë mund të shihni mënyrën dhe formën e trajtimit të temave në www.pikepamja.net
Shkrimet dorëzohen në pikepamja@gmail.com
------------
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

© fondacioni shtatëmbëdhjetë

  • White Facebook Icon
  • White Twitter Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Instagram Icon