• Pikëpamja

VIKTIMA DYTËSORE E VETËVRASJES – FAMILJA


Nëse je tu e lexu këtë shkrim edhe je tu mendu për dikon në jetën tënde që ka përjetu diçka të tillë, mos e le frikën që e ki për me i thonë senet e gabume mos me t'lon me ofru ndihmë. Si në çdo rast vdekje tjetër, çdo mbështetje që mundesh me e jep i len anëtarët e familjes me e ditë që je aty për ta që me e nda një pjesë të barrës që e mbajnë, sado e vogël që del hisja jote. Njëkohësisht është e rëndësishme që të respektohet privatësia e familjes - nëse kanë dëshirë me fol për ndjenjat e tyre mjafton përkrahja jote, ata vet e hapin temën kur janë gati.



Ilustrimi: Argjira Kukaj


E keni ni prej një të afërm: “Nesër o varrimi, po thojn’ qe e ka vra vetën”. Edhe pse për parandalim s’jemi të aftë, kur vjen puna te vajtimi jemi shumë të shpejtë. Komente postohen online për me shprehë ngushëllime, n'varrim shkojmë edhe e ndajmë habinë për qysh një person kaq inteligjent/pozitiv/i dashtun ka mujt me bo diçka të tillë, në t'pame ndajmë tregime e pikëllim për jetën e njerit dhe rrugës për në shpi komentojmë se qysh familja u mbajtën t’fortë. Për neve që jemi në periferi, dita tjetër vazhdon me rutinën e zakonshme edhe pse tërthorazi e flasim ngjarjen për një kohë të shkurtër. Për njerëzit që kanë qenë afër jeta e tyre nuk do të jetë më e njëjtë.

Vetëvrasja për individin është akt final, vepra e fundit që e lë në tokë, mirëpo pasojat e saj rrahin si valë në njerëzit që kanë qenë afër tyre. Pa ndonjë person, situatë ose objekt për të fajësuar, familja dhe shoqëria shpesh e përvetësojnë ndjenjën e fajit. “Veç t'kisha fol ma shumë me to...” ose “Pse se kom pa ma herët?” janë mendime që e pushtojnë të përditshmen. Aq më keq kur ky fajësim kthehet në marre, diçka e internalizuar me mendime si “Kom dështu si prind”. E vërteta është se depresioni dhe ankthi (disa prej shkaqeve më kryesore në vetëvrasje) për persona të zakonshëm mund të jenë të padetektueshme. Dikush mundet me u dukë si njeri ma i qeshur që e njeh dhe prapë me e mbajt brenda vetës një vuajtje të fshehur. Ndodhë që e dallon një pikëllim, por personi nuk çelët shkaku i frikës nga stigma ose mungesës së besimit. Ndodhë edhe që personi flet për problemet e veta, po nuk jemi të gjithë të pajisur për me e nxjerrë dikon vet nga ajo vrima që gjendet. Përfundimisht, barra për të ndihmuar personat që kanë mendime të vetë-lëndimit duhet me ra në shpatullat e shoqërisë së gjerë, jo dy-tre njerëzve të afërt. Përndryshe rezulton në një peshë titanike që e mbajnë çdo ditë, në disa raste edhe larg familjarëve të tjerë, duke menduar se si kanë mujt me qenë senet ndryshe.


Duke jetu në një shoqëri që e stigmatizon çdo diskutim emocional, i humb dëshira anëtarëve të familjes që të kërkojnë ndihmë. Rrallë edhe ofrohet përkrahje nga shoqëria pa u kërku ajo në vend të parë, prej frikës se po i përzihen në punë ose prej “sikletit” që me qelë tema të tilla. Aq më keq kur kultura e shoqërisë aktivisht i jep sinjale të mospranimit: rast konkret është refuzimi i hoxhallarëve për me i kry ceremonitë fetare për persona që kanë bërë vetëvrasje, pasi që konsiderohet mëkat. Kjo veç qe i jep shtytje familjeve fetare që ti fshehin rrethanat e vdekjes, që të mos përjetojnë “marre” publike ose të mos rrezikojnë që fëmiu/prindi të mos i kaloj ceremonitë e njëjta si ta. Nëse ky izolim nuk i ka ndihmu viktimës primare, çka janë gjasat qe ka me i ndihmu familjes së tyre?

Nëse je tu e lexu këtë shkrim edhe je tu mendu për dikon në jetën tënde që ka përjetu diçka të tillë, mos e le frikën që e ki për me i thonë senet e gabume mos me t'lon me ofru ndihmë. Si në çdo rast vdekje tjetër, çdo mbështetje që mundesh me e jep i len anëtarët e familjes me e ditë që je aty për ta që me e nda një pjesë të barrës që e mbajnë, sado e vogël që del hisja jote. Njëkohësisht është e rëndësishme që të respektohet privatësia e familjes - nëse kanë dëshirë me fol për ndjenjat e tyre mjafton përkrahja jote, ata vet e hapin temën kur janë gati. Mbi të gjitha është e rëndësishme që të jemi më njerëzor – asnjë plagë nuk shërohet shpejtë, mirëpo dhemb ma pak kur jemi të përkrahun prej një grupi t'njerëzve që na dojnë. Bile e lehtëson edhe marren e “mospërputhjes” të normave kulturore kur shoqëria tregohet fleksibile në mënyrë që të ndihmojnë familjet që preken nga situata të tilla.


Më gjerë, si shoqëri mundemi me i përkrahë duke e normalizu dhimbjen e tyre, pra duke mos iu shmangë bisedave të vështira veç sepse na bëjnë të ndihemi jo rehat. Është tragjedi që ekziston mundësia që një prind ose fëmijë të kaloj dhimbje të këtij lloji. Sendi ma i paktë që mundem me bo është me u siguru që e dinë se nuk janë vet, edhe nëse nuk mundemi me e kuptu dhimbjen e tyre.




Mbi autorin: Bind Skeja është një djalë 24 vjeçar nga Prishtina, i cili ka përfunduar studimet në Universitetin e Yorkut, për psikologji.



Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi - E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC.




31 views

© fondacioni shtatëmbëdhjetë

  • White Facebook Icon
  • White Twitter Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Instagram Icon