• Pikëpamja

ROLI I FAMILJES NË FUQIZIMIN E RINISË

Updated: Nov 5, 2019


Krahas programeve fuqizuese, në Kosovë, qenësore për një rini aktive është ndikimi dhe mbështetja e familjes. Kjo pasiqë në kulturën tonë, roli i familjes është ende qenësor. Aq më shumë ne familje ku vlerat patriarkale dominojnë ende.





Ilustrimi: Argjira Kukaj

“Njerëzit janë kafshë sociale” thotë Aristoteli në librin e tij “Politika”. Meqë njerëzit qenkan “kafshë sociale”, atëherë rrethi i tyre social luan një rol të madh në zhvillimin e tyre. Grupi i parë me të cilin një njeri ballafaqohet është familja.

Në çdo periudhë, posaçërisht në atë të kalimit në adoleshencë, për herë të parë i riu/e reja fillon të planifikoj të ardhmen dhe të zbuloj vendin e vet në shoqëri. Ballafaqohet me bashkëmoshatarët e vet, imagjinon që të jetë më i/e fuqishëm/me dhe më i/e pavarur nga të tjerët. Kërkon të zbulojë truqet dhe shtigjet e jetës si i/e pjekur. Kërkon që opinioni i tij/saj të ketë më shumë peshë. E sheh veten si të ditur dhe e sheh veten si një individ i pavarur totalisht dhe kërkon që të rriturit të mos ta shohin si fëmijë më. Gjatë kësaj periudhe tranzicionale, i riu/e reja ballafaqohet me stuhi idesh, emocionesh dhe ëndrrash. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe të rinjtë/rejat hasin edhe në vështirësi siç është drejtimi i atyre ideve dhe përdorimi i tyre për të mirë dhe për zhvillim, qoftë ai zhvillim personal apo kolektiv.


Duke qenë të rinj/reja, shpesh ata/o ballafaqohen edhe me mos përkrahje dhe mos përqafim të ideve tyre nga bashkë-qytetarët dhe rrethi i tyre i afërtë. Kjo mos përkrahje dhe mos përqafim i ideve të tyre, mund të demoralizojë rininë dhe ta shuaj shpirtin revolucionar që ka. Për këtë, krahas ofrimit të programeve për fuqizim të rinisë , është e rëndësishme përfshirja dhe përkrahja e familja si një fuqizues/mbështetës parësor për një njeri. Në këtë rast për rininë si tërësi.

Është e rëndësishme që familja dhe rrethi të inkurajoj rininë të marrin përgjegjësinë për jetën e tyre. Mund ta bëjnë këtë duke adresuar gjendjen e tyre dhe pastaj të ndërmarrin veprime për të përmirësuar qasjen e tyre në burime dhe për ta transformuar vetëdijen e tyre nëpërmjet besimeve, vlerave dhe qëndrimeve të tyre. Duke fuqizuar të rinjtë dhe të rejat mund të përmirësojmë cilësinë e jetës të tyre.


Pra krahas programeve fuqizuese, në Kosovë, qenësore për një rini aktive është ndikimi dhe mbështetja e familjes. Kjo pasiqë në kulturën tonë, roli i familjes është ende qenësor. Aq më shumë ne familje ku vlerat patriarkale dominojnë ende. Ne të gjithë jemi ndikuar nga këto vlera, anëtarët e rinj/reja të familjeve kosovare inkurajohen nga familja që të qëndrojnë afër familjes dhe baballarëve gjithmonë. Edhe pse qëndrimi afër familjes konsiderohet një veprim i moralshëm në kulturën tonë, kjo megjithatë ndikon edhe në varësinë e të rinjve ndaj familjes dhe në mënyrë indirekte në mos-zhvillimin e plotë të individit si qytetar/e i/e pavarur dhe në aktiv/e në komunitet.

Sipas një ankete të zhvilluar nga BE-ja , si sfidë kryesore ndaj perspektivës së tyre në Kosovë, shumica e të anketuarve konsiderojnë mungesën e mundësive për punësim (60%),varfërinë (49.3%), nepotizmin dhe korrupsionin (43%). Pothuajse të gjithë të anketuarit konfirmuan se marrin mbështetje financiare nga prindërit (55%) dhe anëtarët e tjerë të familjes (46%). Kjo gjende bën që të rinjtë,rejat kosovarë të humbin shpresat për një të ardhme në Kosovë, dhe si rezultat pothuajse 60% e të anketuarve raportuan se ka gjasa që të konsiderojnë largimin nga Kosova në 3 vitet e ardhshme.

Prandaj, familja dhe veprimtaria e saj është faktori kyç në fuqizimin dhe përkrahjen e të rinjve dhe të rejave për tu bërë individët që ata/o aspirojnë, përmes ofrimit të mbështetjes, këshillimit dhe përgatitjes së tyre për jetën e punës, motivimit për pavarësuar nga vetë familja.



Mbi autorin: Shend Blaku është një djalë 16 vjeçar nga Podujeva i cili vijon mësimet në shkollën e mesme “Mehmet Akif College”.



Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi - E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC.

69 views

© fondacioni shtatëmbëdhjetë

  • White Facebook Icon
  • White Twitter Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Instagram Icon