• Pikëpamja

(MOS)PRANIMI I GRUPEVE TË MARGJINALIZUARA NË SHOQËRI


Duket se si shoqëri ne kemi filluar të nënçmojmë, mos të kuptojmë dhe mos të ndiejmë atë që ndjen tjetri. Merremi vetëm me grupet dominuese, vetëm me elitën dhe harrojmë pjesën më të ndjeshme të shoqërisë, harrojmë grupet e margjinalizuara. Do të thosha kështu, sepse ne i kemi lënë të tillë, duke mos u barazuar, duke pasur superioritet ne kemi bërë që shumë karaktere mos të luftojnë. Kemi shpallur humbësin pa u zhvilluar loja.



Ilustrimi: Argjira Kukaj


Te formimi i gjithsecilit karakter ndikojnë shumë faktor dhe nuk është aspak e lehtë të kemi një personalitet të formuar. Ndër faktorët kryesor që ndikojnë janë ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesit, të njohurit, organizatat dhe shoqëria në të cilat ai/ajo është anëtar. Po ashtu edhe roli që ka në to, literatura, filmat, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj. Këta shihen si faktorë kyç nga studiuesit e psikologjisë së personalitetit. Nga këtu shohim se faktor dominues është gjithmonë tjetri që ndikon te ne më shumë se çdo gjë tjetër. Mjedisi, rrethi dhe shoqëria janë tre faktor të pandashëm që lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e personalitetit tonë.

Megjithatë, duket se si shoqëri ne kemi filluar të nënçmojmë, mos të kuptojmë dhe mos të ndiejmë atë që ndjen tjetri. Merremi vetëm me grupet dominuese, vetëm me elitën dhe harrojmë pjesën më të ndjeshme të shoqërisë, harrojmë grupet e margjinalizuara. Do të thosha kështu, sepse ne i kemi lënë të tillë, duke mos u barazuar, duke pasur superioritet ne kemi bërë që shumë karaktere mos të luftojnë. Kemi shpallur humbësin pa u zhvilluar loja.


Megjithatë secili nga ne duhet të kemi vetëdije për çdo lloj veçantie dhe të bëhemi pjesë e lojës. Pastaj të shohim se si bashkë do ia dalim të luajmë një lojë të mirë. Për të mos u ndalur te secila veçanti do flisja për fëmijët me autizëm dhe sjelljen tonë në raport me ta. Mbase ka të tillë që mendojnë se duhet të merren masa nga institucionet për krijimin e kushteve më të mira për hapjen e qendrave integruese dhe gjetjen e mënyrave për depërtim dhe barazim. Dhe një gjë e tillë do të ishte e drejtë.

Djellza Shala mësuese e një fëmije me autizëm theksoi se “duhet të trajnohemi shumë si shoqëri të përgatitemi dhe të studiojmë duke pasur durim rreth integrimit të tyre sepse përmirësimi është i mundur nëse ne dhurojmë kurajë nëse ne jemi mbështetës dhe nuk i lëmë vetëm”. Ajo thotë se asnjë minutë ne nuk duhet të nxitojmë për të parë rezultatet. Ato janë të vogla por nëse janë të vazhdueshme janë ndryshimi që e presim dhe e duam. Lidhur me pyetjen se cilat janë vështirësitë kryesore që hasin këta fëmijë ajo theksoi se është mungesa e dashurisë nga ana e familjes dhe shoqërisë. Ajo thotë se si mësuese shpesh ka dëgjuar prindër duke i ndaluar fëmijët të shoqërohen me këta fëmijë dhe nuk ka asgjë më fyese se sa të dëgjosh një fëmijë, duke u larguar pa e ditur as pse largohet. Mirëqenia e këtyre fëmijëve preket shumë nga këto reagime dhe ajo thotë se lëndimin më të madh këta fëmijë e kanë pikërisht nga shoqëria edhe pse thërrasim në mbrojtje ne i lëndojmë ata.

Sipas znj.Shala dhe psikologes Qëndresa zgjidhja më e mirë e mundshme është “Motivimi i vazhdueshëm, bisedimi dhe trajtimi i kujdesshëm. Po ashtu zgjidhja më e mirë është që atyre fëmijëve t’ua bëjmë të qartë që nuk janë përjashtim, ata janë sikur të gjithë ne, duhet vetëm t’ua japim besimin”.




Mbi autoren: Krenare Ukaj është një vajzë 22 vjeçare nga Deçani.





Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi - E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC.




© fondacioni shtatëmbëdhjetë

  • White Facebook Icon
  • White Twitter Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Instagram Icon