• Pikëpamja

KUJDESI PËR HIGJIENËN INFORMATIVE

Updated: Jun 15


Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH), në kohën kur COVID-19 filloi shtrirjen në Evropë krahas problemeve ekonomike, sociale e mungesave të shumta të mjeteve shëndetësore, shprehën shqetësimin edhe për infodeminë. Lajme të rreme të cilat po shpërndahen në kohë të pandemisë së Koronavirusit, morën këtë emër sepse po shpërndahen me të njëjtën shpejtësi sikurse vet pandemia. Lajme të pa verifikuara, të pabaza e tendencioze, rezultojnë me frikë, stres e panik tek shoqëria, e cila merr vetëm atë që iu servohet në tavolinën informative.




Ilustrimi: Argjira Kukaj


Dinamika, përveç që ka ndikuar në shoqërinë e sotme, ka ndikuar edhe në marrjen dhe dhënien e informatave. Lajme të shkurta e jo relevante për popullatën, lajme të rreme të krijuara për përfitime personale hasim çdo dite. Termin: “Fake news “ e kemi hasur e dëgjojmë sidomos kur flitet për mediet dhe për raportimet e tyre. Ka gjashtë lloje të lajmeve të rreme varësisht nga ndërhyrja në një lajm, raport apo deklaratë. Lajm plotësisht i rremë, gjysmë i rremë, lajm i ndërhyrë në të, lajm pa burime, lajm manipulativ dhe lajmi që përmban satirë. Lajmet e tilla në kohë pandemie ndryshuan emrin, nga “fake news” në “Infodemi” Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH), në kohën kur COVID-19 filloi shtrirjen në Evropë krahas problemeve ekonomike, sociale e mungesave të shumta të mjeteve shëndetësore, shprehën shqetësimin edhe për infodeminë. Lajme të rreme të cilat po shpërndahen në kohë të pandemisë së Virusit Korona, morën këtë emër sepse po shpërndahen me të njëjtën shpejtësi sikurse vet pandemia. Lajme të pa verifikuara, të pabaza e tendencioze, rezultojnë me frikë, stres e panik tek shoqëria, e cila merr vetëm atë që iu servohet në tavolinën informative. Paniku ishte i vërejtshme në ditët e para të shpërndarjes së virusit në Kosovë. E gjithë shoqëria zbatonin rregullat e distancës fizike në rrugë e duke i shkelnin po ato rregulla në dyqane kur dilnin për të blerë gjëra esenciale(e dytësore) nga frika se do mbylleshin dyqanet e do mbeteshin pa gjërat e nevojshme për ta, kjo situatë vazhdoi për dy javë rresht.

Një lajm i rrem i cili u publikua në portalin “kohajonë.net”, në lidhje me mundësinë e përhapjes së pandemisë gjatë verës, më vonë ishte i qasshëm në shumicën e portaleve të vendit. “Temperaturat e larta dhe lagështia ulin përhapjen e virusit” ishte titulli i cili dha shpresë kosovarëve/eve, sepse pranvera po afrohet, e me të vjen edhe moti i nxehtë. Mirëpo disa ditë më vonë ekspertët e mjekësisë së OBSH-së thanë se është lajm i rremë. Duke shpjeguar se toka është e ndarë në dy hemisfera, në një pjesë është fillimi i pranverës e në tjetrën fillimi i dimrit dhe Virusi Korona është përhapur në tërë botën. Kështu u rrëzua poshtë kjo teori e rreme.

Lajme të rreme u shpërndanë edhe për anti-inflamatorët (ibobrufen dhe kornitiz)që kinse mund të jenë faktor në përkeqësimin e infeksionit, gjë e cila shqetësoi përdoruesit e këtyre medikamenteve. Disa ditë më vonë, edhe kjo teori u rrëzua poshtë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Populli në kohë karantine, ka medien si të vetmen dritare për të parë situatën e vërtetë që po ndodhë rreth tyre. E ajo, në këto kohë shpesh po e mbyll atë dritare e popullatës po ia mbyllin sytë. Në kohë krize, popullit po iu mbështjellët informata me interesa personale e të redaksisë, e këtë po e pësojnë popullata, e cila, nuk hulumton më shumë për lajmin, portalin e për burimet e asaj informate. Duke i larë duart për njëzet sekonda potencialisht mund të evitohet pandemia COVID-19, po t’i ndajmë njëzet sekonda për hulumtimin e lajmit dhe burimin e saj, mund të menaxhojmë stresin, frikën e panikun. Për të u informuar në mënyrë kredibile, mjafton të kërkojmë në motorët e internetit institucionet të cilat publikojnë të rejat rreth pandemisë, siç janë Instituti i Shëndetit Publik (http://www.ishp.gov.al/), ku jepen informata se si të parandalojmë virusin dhe kanë informatat e dorës së parë, për të testuarit, infektuarit dhe të shëruarit. Burim tjetër i informacionit mund të jenë prononcimet për medie nga zyrtarët mjekësor. Informimi i saktë mund të merret në statistikat online nga ekspertët e shëndetësisë, siç është: https://www.worldometers.info/coronavirus/. Për tu informuar në nivel kombëtar, me shifra e statistika, gjithnjë duhet referuar institucioneve publike dhe ueb faqeve të tyre në internet. Gjithashtu, mund të i’u referohemi portaleve të cilat janë më kredibile dhe kanë informata të mjaftueshme, kanë cituar njerëzit kompetent, dhe kanë cituar burime të sigurta. E gjithë bota po mundohet të fitoj luftën me pandeminë COVID-19, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar, në higjienë, karantinim e në distancim fizik. Kina, vendi i origjinës së këtij virusi, ka fituar betejën, Në këtë fushëbetejë higjiena personale duhet të jetë në vijë paralele me higjienën informative. #PanikJo #KujdesPo







Mbi autoren: Liri Hashani është 20 vjeçe nga Obiliqi e cila vijon studimet në vitin e tretë, Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.



Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).


56 views

© fondacioni shtatëmbëdhjetë

  • White Facebook Icon
  • White Twitter Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Instagram Icon