• Pikëpamja

IKJA NGA PËRGJEGJËSIA E NJË SHOQËRIE AKTIVE


Tashmë është momenti të mësojmë pak nga historia jonë, historia e kthesës së madhe të studentëve. Tash historia më ndryshe, po ndryshimi i gjendjes do të duhet të jetë i njëjtë. Studentët nuk guxojnë të heshtin. E kur një ditë të jetë vonë për të kërkuar drejtësi ndaj vetvetes, kujt do t’i drejtohemi?



Ilustrimi: Argjira Kukaj


Një shoqëri aktive duhet të jetë zëri i popullit e “frika” e pushtetit. Mundë të bëjmë më shumë se çfarë kemi bërë e çfarë kemi pa. Një shprehje popullore thotë “ qysh o vendi, është kuvendi”. E ne si kemi pas punët mirë me asnjërën, sepse kemi heshtur ndaj skandaleve të zyrtarëve shtetëror. Kemi heshtur ndaj milionave të vjedhura, kemi heshtur edhe atëherë kur është prekur interesi i qytetarit në mënyrë direkte. Në shtrenjtimin e bukës, rrymës, ujit, shkeljes të drejtave të punëtorëve (vdekja në vendin e punës). E këto e shumë probleme fatkeqësisht tashmë janë normale. Një krahasim i rastit të fundit në Francë ku është prekur interesi i qytetit kishte quar në flakë një pjesë te vendit, e ishte vetëm dy cent shtrenjtimi i naftës. Protestat ishin efektive sepse te nesërmen qeveria mori vendim që të lirohet prapë nafta.

E ne mbështetjen morale për shoqërinë aktive të Francës e treguam në rrjetet sociale.

Tash po përballemi me 26% rritje të çmimit për regjistrim të automjeteve, e qasjen e kemi të njëjtë. Reagojmë njëjtë si për Francën (në rrjetet sociale) ashtu edhe për Republikën tonë.

E tashmë është momenti të mësojmë pak nga historia jonë, historia e kthesës së madhe te studentëve. Tash historia më ndryshe po ndryshimi i gjendjes do të duhet të jetë i njëjtë. Studentët nuk guxojnë të heshtin.

E kur një ditë të jetë vonë për të kërkuar drejtësi ndaj vetvetes, kujt do t’i drejtohemi?


Kush do të ketë faj për pasivizmin si shoqëri ndaj padrejtësive të sistemit të krijuar tash e sa vite, e tash e sa vite vetëm heshtim dhe heshtim. Të flasim tash sepse tash e ka një fund e do të ketë një fillim, e ky fillim duhet të jetë sot sepse edhe dje ishte vonë.

Forca e një individi ka një fuqi që ne si popull pak e hiq e kemi përdorur -hajt se vet s’kom çka boj.

Kemi heshtur duke u përbuzur qysh në fillim të jetës si një i pavarur dhe një i ri që tashme ka filluar studimet.

Jemi përbuzur edhe atëherë kur kemi pasë të drejtë për të folur, e shpesh na është mohuar - të ri jeni hala, e në fakt plot 20 vite jetë.

E përbuzja po vazhdon... tashmë të diplomuar e gati për punë , e çdo aplikacion është :

Të paktën një vit përvojë e punës ( e nuk ta mundëson askush një gjë të tillë)

E duke vazhduar me fotografi të bashkangjitur me CV me shiku a po i pëlqen shefit pamja jote fizike që të fitosh një vend diku ne butik, e deri tek mënyra e veshjes tënde mundësisht me taka e me shumë grim( Pro kodit të veshjes, jo preferencave të shefit)

E tashmë nuk jemi më një zë i heshtur, jemi më shumë se kaq, më shumë se një i diplomuar, më shumë se një I pa punë e kërkues i punës.

Tashmë jemi të i vetëdijshëm për sistemin e krijuar, duhet filluar të marrim përgjegjësi për zërin e heshtur.

Tash e çdo ditë me CV në dorë duke kërkuar punë sipas ligjit të punës së Republikë së Kosovës, jo të shefit. Jo me taka për shefin, po me njohuri te fituara te studimeve drejte ndryshimit të sistemit.

Sepse bashkë çdo gjë është e mundshme, e do ja dalim që të ndërtojmë republikën ton.

Por duhet ta krijojmë shoqërinë aktiven, të bëhemi edhe ne shoqëri aktive si shembulli paraprak. Ankesat e Facebook-it duhet ti zbatojmë ne qoftë nevoja edhe në sheshe të dalim për të kërkuar përgjegjësi.

Të mos i kemi frike pushtetit, sepse ne i votojmë, ne i japim forcë dhe legjitimitet. E neve askush nuk mund të na e marr forcën e shoqërisë aktive.

Për Republikën tonë, për të ardhmen tonë sepse vend tjetër nuk kemi.




Mbi autoren: Bleona Kelmendi është një vajzë nga Peja, 22 vjeçare, juriste e diplomuar.





Ky aktivitet është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi - E4E, i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar -USAID, dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimit dhe Burimeve për Avokim -ATRC.




140 views

© fondacioni shtatëmbëdhjetë

  • White Facebook Icon
  • White Twitter Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Instagram Icon